Burg për 43-vjeçarin shqiptar, mashtroi për 9 vite rresht francezët. Ja shifra e çmendur që iu vodhi!

Një sipërmarrës shqiptaro-austriak është dënuar me 6 vite burg nga një gjykatë franceze, për shkak të mashtrimeve ndaj klientëve të tij në shitjen e shtëpive

43-vjeçari, Bekim Sejdiu ka mashtruar një sërë personash duke iu shkaktuar një dëm ekonomik në shumën e 2 milionë eurove.

Sejdiu ishte dënuar në vitin 2013 me 4 vite burg, duke i hequr edhe të drejtën e revokimit të qëndrimit. Ndërsa  prokurori kërkoi 6 vite për mashtruesin 43-vjeçar, shkruan media franceze normandie.fr.

Sejdiut i është ndaluar përgjithmonë ushtrimi i profesioneve tregtare, që lidhen me drejtimin, administrimin, menaxhimin ose kontrollin drejtpërdrejt ose tërthorazi të shoqërive tregtare për llogari të tij apo në emër të të tjerëve.

Bekim Sejdiu mësohet se ka kryer mashtrime të shumta në të gjithë Francën, në Seine-Maritime, Eure, Calvados, Loire, Seine-et-Marne, Yvelines, Haute-Loire dhe Oise.

Si kryhej mashtrimi: Me anë të kompanive, të cilat vepronin kryesisht në zonën Bernay, në veri të Francës, nga viti 2009 deri në vitin 2015, individë të ndryshëm porositën shtëpi, duke marrë parasysh edhe koston e ulët me të cilën operonte në treg Sejdiu.

Klientët paguan rreth 60 deri në 80 për qind të kostos totale të shtëpive të porositura, por Sejdiu një ditë braktisi gjithçka.

Viktimat presin kompensimin: Mehdi Locatelli, i cili përfaqëson palën e dëmtuar nuk pajtohet me këtë vendim. “Ai u dënua për të njëjtat fakte si ato në vitin 2013. Përgjatë 5 viteve ai ka bërë të njëjtat mashtrime dhe tani dënohet kaq pak.”

Në gjyqin e datës 20 nëntor, sipas Locatellit është e nevojshme që gjyqtari të mandatojë një ekspert, i cili të vlerësojë gjendjen psikologjike të viktimave. Sipas avokatit, nëse eksperti konstaton se ata ndodhen në një stres të përhershëm post-traumatik, klientët e tij do të jenë në gjendje për të përfituar që të kompensohen plotësisht”

Kategoritë
LajmeTë ndryshme