“Burimi i ngjarjes protokollare në vizitën e krerëve të BE-së është mosmarrëveshja mes Michel dhe Leyen”

“Gabimi nuk është tek pritësi Erdoğan, por tek presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Skena të çuditshme të një lufte për pushtet”, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”

Revista gjermane “Der Spiegel” ka shkruar se Turqia nuk ka faj lidhur me ngjarjen protokollare të përjetuar gjatë takimit që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel zhvilluan në Ankara me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një vlerësim me titull “Si e ul veten në situatë qesharake BE-ja në skenën botërore” e cila ndodhet në faqen e revistës thuhet se “Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u mashtrua gjatë vizitës së saj në Turqi. Gabimi nuk është tek pritësi Erdoğan, por tek presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Skena të çuditshme të një lufte për pushtet”.

Në vlerësimin ku ngjarja protokollare cilësohet si një dështim vihet në dukje se përgjegjës të këtij dështimi janë mosmarrëveshjet mes Michel dhe Leyen.

“Prej muajsh mes Ursula von der Leyen dhe Charles Michel ka një grindje të theksuar lidhur me politikën e jashtme”, thuhet më tej në vlerësimin në të cilin tërhiqet vëmendja se Michel kërkon më shumë se sa të presë samitet e BE-së, ndërsa Leyen dëshiron të udhëheqë një komision gjeopolitik që lë nën hije botën me fuqinë tregtare dhe rregullatore.

Po ashtu thuhet se punonjësit e protokollit të Ursula von der Leyen nuk erdhën në Ankara për shkak të COVID-19 dhe se në vend të tyre erdhën punonjësit e protokollit të Michel ku dhe rregullimet u bënë nga këta punonjës.

Edhe më parë është përjetuar situatë e ngjashme

Në vlerësimin e “Der Spiegel” shpjegohet se edhe në një fotografi shembull që ekipi i Michel publikoi pas samitit të BE-së të zhvilluar nëpërmjet internetit në fund të muajit mars, të gjithë 27 krerët e shteteve dhe qeverive që ndodhen pranë Michel vërehen në madhësinë katër herë më të madhe nga të tjerët dhe se Ursula von der Leyen nuk shihet në foto.

Reagimi shembull i palës turke

Ndër të tjera në vlerësimin e revistës gjermane janë shprehur lëvdata për ndërhyrjen shembullore të punonjësve të protokollit në Presidencën turke të cilët parandaluan në momentin e fundit edhe një tension tjetër protokollar gjatë takimit të palëve në drekën e punës që u zhvillua përpara ngjarjes protokollare në Ankara.

Në drekën e punës u vërejt se vetëm karriget e presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe të Charles Michel ishin më të mëdha se të tjerët. Një nga këshilltarët e Leyen njoftoi palën turke pasi vuri re këtë dhe menjëherë protokolli në presidencë e ndërroi duke siguruar një karrige të madhe edhe për Ursula von der Leyen.

Kategoritë
BotaLajme