Burimi i Shëndetit – Si të lehtësojmë dhimbjen e fytit

  • Një nga metodat më të rëndësishme që përdorim për dhimbjen e fytit, është gargarë me ujë me limon.

Si përgatitet: Në një gotë me ujë të vakët shtojmë lëngun e gjysmë ose një limoni të plotë. Me këtë bëjmë gargarë 3 ose 4 herë në ditë.

  • Një mënyrë tjetër, është mbledhja e fytit me një napë, shami ose peshqirë të lagur me uthull organike molle dhe kjo me të vërtetë që ka dobi për dhimbjen e fytit. Nga ana tjetër, edhe në këmbët e të sëmurit duhet vendosur  napë e lagur me uthull deri sa të ngrohet, dhe pas kësaj duhet hequr dhe pasi këmbët të thahen me peshqir, ato duhen mbuluar.
  • Një mënyrë tjetër është të përziejmë një lugë gjelle vaj me një majë luge çaji shafrani indian, xhenxhefil të bluar, pak piper të zi dhe e pimë këtë përzierje. Kjo është një përzierje e mirë që lehtëson veçanërisht dhimbjen e fytit si dhe kur jemi me bajamet, grip ose angjinë, sëmundje e cipës së grykës, që shfaqet me pezmatimin e saj dhe që zakonisht prek edhe bajamet.
  • Një nga trajtimet e tjera bimore që është shumë shumë e dobishme për infeksionet e fytit, është edhe gargara me lëng të freskët panxhari.
  • Gjithashtu është e dobishme që çdo dy orë të mbështjellim fytin në pjesën e jashtme me gjethet e lakrës së bardhë.
  • Gargara me ujë të kripur lehtëson dhimbjen e fytit. Këtë e bëjmë duke shtuar një lugë çaji kripë në një gotë me ujë të ftohtë. Kjo është një mënyrë gargare që mund ta aplikojnë të rriturit dhe jo fëmijët.
  • Sherbela ka një vend të veçantë në dhimbjen e fytit.

Ajo mund të përdoret shumë lehtë për ftohjet, gripin dhe infeksionet e bajameve. Gjithashtu është shumë efektive edhe kundër infeksionit të mishrave të dhëmbëve, qiellzës dhe inflamacionit të fytit. Shrebela mund të përdoret edhe si gargarë, edhe të pihet si çaj. Ajo gjithashtu vepron si një lehtësues i sistemit të frymëmarrjes. Kur themi çaj shrebele, përdorimi i këtij lloj çaji ka një vend të rëndësishëm në histori. Madje është aq i mirë sa që nuk i druhesh vdekjes nëse ke mbjellë një bimë të tillë në bahçe … Këto rreshta burojnë nga fjalë të urta të shekullit të 13 -të. Emri i tij botanik, Salvia, vjen nga fjala latine salvere, që do të thotë të mbrosh, të ruash.

Ndërsa dihet se egjiptianët e përdornin sherebelën për pjellori, është konstatuar se në kohët e lashta greke dhe romake ajo ishte përdorur për të ruajtur mishin. Dihet gjithashtu se bari dhe gjethet e thara të sherbelës digjen në formën e temjanit dhe përdoren për të dezinfektuar shtëpitë.

Nga kohët e lashta e deri më sot besohet se personi që pi çaj sherbele të zier  nuk do të sëmuret lehtë. Sot, përdoret në ftohjen dhe grip, dhimbjen e fytit, ngjirje zëri.  Gjithashtu vepron si një mburojë kundër depresionit, humbjes së kujtesës, kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Nga ana tjetër, në fund të bisedës në lidhje me çajin e sherbelës, një nga temat më të rëndësishme që mund të themi, është se ky lloj çaji, bën pjesë brenda “Uthullës së Katër Hajdutëve”, që doli në shesh se krijonte imunitet ndaj murtajës gjatë periudhës mesjetare.

Uthulla e katër hajdutëve është një uthull që e ka marrë emrin nga një ngjarje historike. Sipas rrëfimeve, gjatë epidemisë së murtajës që ndodhi në shekullin XIV në qytetin e Marsejës, që sot i përket Francës, kjo epidemi u përhap në të gjithë Evropën dhe sipas disa burimeve bëhet e ditur se shkaktoi vdekjen e 25 milionë njerëzve.

Këtu, katër hajdutë vidhnin shtëpitë dhe dyqanet në fshatrat që ishin në kthetrat e murtajës, por ata nuk u prekën nga kjo sëmundje. Sipas gojëdhënave, hajdutët u kapën në flagrancë ndërsa grabitnin viktimat e atyre që kishin vdekur nga murtaja dhe atyre iu dha dënimi me vdekje. Por atyre iu tha se do të faleshin nëse thoshin se si nuk ishin prekur nga murtaja. Ata rrëfyen se i lanin duart dhe bënin gargarë me një uthull që e kishin përgatitur vetë.  Hajdutët u falën dhe u lanë të lirë në shkëmbim që t’u tregonin njerëzve përgatitjen e kësaj uthulle.

Që atëherë, kjo uthull, e njohur si uthulla e katër hajdutëve për shekuj, është përdorur për shumë sëmundje, dhe brenda saj ka edhe sherbelë.

Ky agjent fizioterapie, një zgjidhje e mirë bimore, që nga njëra anë lehtëson gjendjen në rastet e ftohjes, infeksioneve të gripit dhe kovidit  dhe të dhimbjeve të fytit, nga ana tjetër ndihmon edhe për dhimbjen si pasojë e infeksionit të grykës dhe ngjirjes së zërit. Kjo zgjidhje natyrale përdoret shumë shpesh edhe në Anadollin e lashtë.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi