Busquets dhe Alba shkurtojnë pagat e tyre që Barcelona të nënshkruajë me Aguero-n

Mbrojtësi spanjoll Gerard Pique gjithashtu uli pagën për të lejuar Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj të nënshkruajnë zyrtarisht me ekipin.

Sergio Busquets dhe Jordi Alba nga Barcelona ristrukturuan pagat e tyre për të ndihmuar klubin të nënshkruajë me yllin argjentinas Sergio Aguero, konfirmoi skuadra spanjolle e futbollit.

“Uljet e pagave për Sergio Busquets dhe Jordi Alba, dy nga katër kapitenët e skuadrës së parë, të nënshkruar këtë të martë i kanë lejuar FC Barcelona të arrijë dy objektiva: regjistrimin e Sergio Aguero në Ligën e Futbollit Spanjoll (LFP) dhe të zgjasë limitin e klubit, në lidhje me rregulloret financiare për fair play”, tha Barça në një deklaratë.

“Sergio dhe Jordi Alba u dakorduan për ndryshimet në kushtet financiare të kontratave të tyre që përfshinin një ulje të pagave për këtë sezon dhe shtyrjen e pagesave për vitet e mbetura”, thuhet më tej.

Mbrojtësi spanjoll Gerard Pique gjithashtu uli pagën për të lejuar Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj të nënshkruajnë zyrtarisht me ekipin.​​​​

Kategoritë
Sport