Çadi pas vdekjes së presidentit: Unioni Afrikan bën thirrje të përfundojë sundimi i ushtrisë

Unioni Afrikan ka bërë thirrje që t’i jepet fund sundimit ushtarak në Çad, presidenti i këtij vendi, Idriss Deby, ishte vrarë nga rebelët, të enjten.

Ushtria, menjëherë njoftoi se djali i presidentit të ndjerë do ta drejtojë këshillin ushtarak për 18 muaj, derisa të mbahen zgjedhjet e ardhshme.

Partitë e opozitës e kanë dënuar këtë vendim të ushtrisë që vendi të drejtohet nga një kryetar, i cili nuk zgjedhet me anë të zgjedhjeve, këto subjekte këtë veprim e quajnë “grushtshtet dinastik”.

Sindikata e unionit ka bërë thirrje për një grevë të përgjithshme, teksa nga grupi rebel Fact kanë deklaruar se Çadi nuk ishte “monarki”.

Nga Këshilli i Paqes dhe Sigurisë i Bashkimit Afrikan shprehen se janë shumë të shqetësuar për marrjen e pushtetit nga ushtria, e cila e ka vendosur në krye të saj Gjeneralin 37-vjeçar, Mahamat Deby Itno, duke mos e shpërndarë parlamentin.

Unioni Afrikan që përbëhet prej 15 anëtarëve, pas varrimit të ish-presidentit Deby, janë takuar dhe kanë lëshuar deklaratën e përbashkët.

Sipas Kushtetutës së Çadit, kryetari i parlamentit duhet të marrë detyrën në rast të vdekjes së presidentit dhe duhet të organizojë zgjedhje të reja, shkruan BBC.

Çadi më herët ishte koloni e Francës, e cila e ka akoma një bazë të madhe ushtarake atje.

Kategoritë
BotaLajme