Çahet toka nga tërmetet në Greqi

Greqia po kalon një periudhë acarimi sizmik, theksoi profesori i sizmologjisë Gerasimos Papadopoulos. Si pasojë është çarë edhe toka.

Sizmologu i njohur u shpreh se nuk është e zakonshme që Greqia të ketë kaq shumë tërmete të kësaj magnitude në një periudhë kaq të shkurtër kohore.

“Në harkun grek kemi çdo vit një tërmet me magnitudë 6 Rihter ose më shumë. Tani shohim, vetëm në rajonin e Kretës, të kemi tre tërmete. Rajoni i Kretës zë pjesën qendrore të një strukture të madhe gjeo-tektonike, e cila prodhon shumë tërmete,” nënvizoi profesori.

Ai theksoi se “Po të shohim vitin e fundit do të shohim që kemi në të gjithë vendin, një numër të shtuar të tërmeteve të mëdha. Kjo do të thotë, ne e tejkalojmë shumë mesataren. Nga viti 2017 e deri më sot kemi pasur 11 tërmete me magnitudë gjashtë ballë e lart. Nuk ka dyshim se po kalojmë një periudhë të përmbysjes sizmike. Çdo fazë e ndezjes zgjat rreth tetë vjet.

“Sipas një modeli të një studimi që kam paraqitur disa vite më parë dhe është verifikuar, kam ndjesinë se cikli i këtij shpërthimi sizmik është drejt përfundimit. Sigurisht, askush nuk mund ta dijë se kur do të përfundojë” tha ai. Në lidhje me Atikën, Gerasimos Papadopoulos theksoi se rreth saj ka çarje toke që e kërcënojnë atë. “Ka shumë çarje rreth Atikës që e kërcënojnë”, theksoi ai.

Kategoritë
BotaLajme