Çavuşoğlu takohet me myftinjtë e pakicës turke në Trakinë Perëndimore

Në një postim në Twitter, pas takimit me myftinjtë, Çavuşoğlu deklaroi se “Punimet e myftinjve tanë sigurojnë një kontribut të madh për mbrojtjen dhe forcimin e bashkimit dhe unitetit të pakicës turke”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu u takua me myftinjtë e pakicës muslimane turke në Trakinë Perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu mbërriti në aeroportin Dimokritos në Alexandroupolis me një avion privat në kuadër të një vizite dy ditore në Trakinë Perëndimore dhe në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Këtu kryediplomati turk u prit nga zv.ministri i Jashtëm i Turqisë, Sedat Önal, ambasadori i Turqisë në Athinë, Burak Özügergin dhe kryekonsulli i Turqisë në Komotini, Murat Ömeroğlu.

Bashkë me delegacionin, Çavuşoğlu kaloi në Komotini dhe në Konsullatën e Turqisë në Komotini priti në një takim, İbrahim Şerif myftiun e zgjedhur të Komotinit dhe kryetarin e Bordit Këshillues të Pakicës Turke për Trakinë Perëndimore dhe myftiun e zgjedhur të rajonit Ksanthi Ahmet Mete. Gjatë takimit të tij me myftinjtë, Çavuşoğlu mori informacione lidhur me situatën e pakicës.

Në një postim në Twitter, pas takimit me myftinjtë, Çavuşoğlu deklaroi se “Punimet e myftinjve tanë sigurojnë një kontribut të madh për mbrojtjen dhe forcimin e bashkimit dhe unitetit të pakicës turke”.

Pas takimeve në konsullatë, Çavuşoğlu vizitoi shkollën e mesme të pakicës “Celal Bayar” në Komotini.

Në hyrjen e shkollës së mesme pasi u prit nga nxënësit dhe mësuesit turq, Çavuşoğlu shëtiti dhe inspektoi ndërtesën e shkollës.

Gjatë ardhjes së tij, Çavuşoğlu u përshëndet dhe bëri fotografi me bashkatdhetarët që e prisnin përpara shtëpive të tyre. Ai përcolli përshëndetjet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, bashkatdhetarëve të cilët e falënderuan për vizitën në Trakinë Perëndimore.

Ministri Çavuşoğlu më pas në fshatin turk Çepelli (Mishos) në Komotini, mori pjesë në drekën e organizuar për nder të tij nga Bordi Këshillues i Pakicës Turke për Trakinë Perëndimore.

Kategoritë
BotaLajme