Çavuşoğlu: Turqia gjithmonë do të qëndrojë pranë Palestinës

“Palestina kurrë nuk do të mbetet e vetme. Do të vazhdojmë të qëndrojmë gjithmonë pranë vëllezërve tanë palestinezë që po luftojnë për kauzën e tyre të drejtë”, tha Çavuşoğlu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin e Palestinës, theksoi se Turqia gjithmonë do të qëndrojë pranë Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Palestina kurrë nuk do të mbetet e vetme. Do të vazhdojmë të qëndrojmë gjithmonë pranë vëllezërve tanë palestinezë që po luftojnë për kauzën e tyre të drejtë”, shkroi kryediplomati turk në Twitter.

Në vendimin e marrë nga seanca plenare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e mbajtur më 29 nëntor 1977, 29 nëntori shënohet si Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit me Popullin Palestinez.

Kategoritë
BotaLajme