Çavusoglu: U bëra diplomat për inat të organizatës terroriste armene

Ky vlerësim i shefit të diplomacisë turke erdhi gjatë Forumit Rinor, organizuar mbrëmjen e kaluar në kuadër të Forumit të Diplomacisë së Antalies.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të të rinjve të pranishëm në këtë forum, Mevlut Çavusoglu tha se ai është mësuar me ritme të larta pune që në fëmijëri, gjatë udhëtimit 3-ditor të zhvendosjes për të veruar në pllaja.

“Unë isha një futbollist i mirë në shkollë të mesme. Kur isha gjimnazist, organizata terroriste armene sulmonte diplomatët tanë dhe i martirizonte ata. Dhe unë, për inat të tyre, studiova marrëdhënie ndërkombëtare për t’u bërë diplomat”, u shpreh ai.

Pasi vuri në pah se njerëzit aktivë në fusha si sporti, shoqëria civile dhe arti, ndonjëherë janë më efektivë sesa diplomatët, Çavusoglu vijoi me këto fjalë: “Unë e pashë ndikimin e sportit ndërsa isha parlamentar. (…) Imazhi i një kombi, i një vendi është shumë i rëndësishëm për ne diplomatët, por edhe suksesi në fusha të tjera është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Prandaj i kushtojmë rëndësi edhe diplomacisë sportive.”

Ndërsa kur një prej të rinjve e krahasoi konferencën për shtyp në Ankara të ministrit Çavusoglu me homologun e tij grek, Nikos Dendias, me lojën sulmuese në basketboll, kryediplomati turk u shpreh si më poshtë:

“Kur ai erdhi tek unë para asaj konference shtypi dhe më tha (nuk do të them asgjë që do të krijojë polemikë, unë pres të njëjtën gjë nga ju), unë i hoqa vijë çështjes së prapësimit (të emigrantëve), të cilën do ta përmendja gjatë konferencës për shtyp. Por, fatkeqësisht, ai u shfaq shumë agresiv në atë konferencë shtypi. Pastaj ne shkuam në Athinë dhe ai nuk tha asgjë gjatë takimit për media. Ai ishte mjaft pozitiv. Sigurisht që unë isha i përgatitur për të dyja opsionet. Pastaj ai nisi të flasë çdo ditë pasi unë u ktheva, por ne vazhdojmë të mos flasim. Le të flasim ballë për ballë. Me sa duket, atij i mbeti brengë diçka atje dhe tani po bën çdo ditë një deklaratë për Turqinë. Ajo nuk është as mbrojtës dhe as sulm.”

Kategoritë
BotaLajme