Çavuşoğlu: Vendimi i Kuvendit të RS në BeH është i gabuar dhe i rrezikshëm

Duke iu drejtuar deputetëve të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Çavuşoğlu tha se stabiliteti në Ballkan është ekspozuar në rrezik serioz.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se miratimi i konkluzioneve lidhur me tërheqjen e kompetencave në Kuvendin e entitetit të Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë ishte i gabuar dhe i rrezikshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar deputetëve të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Çavuşoğlu tha se stabiliteti në Ballkan është ekspozuar në rrezik serioz.

“Vendimi i marrë në Kuvendin e entitetit të Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë është i gabuar, i rrezikshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës”, theksoi Çavuşoğlu.

Çavuşoğlu kujtoi gjithashtu tensionet në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës dhe shtoi se udhëheqja e dobët në atmosferën aktuale të pasigurisë në Afganistan mund të rezultojë me pasoja në të gjithë botën.

Kategoritë
BotaLajme