Çeki, dhjetëra pasagjerë të lënduar nga përplasja e dy trenave

Hekurudhat Çeke njoftuan se në përplasje u përfshinë një tren ndërkombëtar me shpejtësi të lartë që lidh qytetin perëndimor çek Plzen me Mynihun në Gjermani dhe një tren pasagjerësh vendas.

Dhjetëra pasagjerë u lënduan nga përplasja e dy trenave të pasagjerëve në jugperëndim të Republikës Çeke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia tha se aksidenti ndodhi në qytetin Milavce pak pas orës tetë sipas kohës lokale.

Hekurudhat Çeke njoftuan se në përplasje u përfshinë një tren ndërkombëtar me shpejtësi të lartë që lidh qytetin perëndimor çek Plzen me Mynihun në Gjermani dhe një tren pasagjerësh vendas.

Agjencia lokale e lajmeve CTK, duke iu referuar zjarrfikësve, raporton se rreth pesëdhjetë pasagjerë u plagosën.

Kategoritë
BotaLajme