Çernobilit i ndalet rryma

Kompania shtetërore për energji e Ukrainës ka njoftuar se sot është ndalur furnizimi me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit.

Kompania “Ukrenergo” ka fajësuar ushtrinë ruse për shkatërrimin e transmisionit, e cila ka marrë me forcë kontrollin e centralit rreth dy javë më parë,

Kreu i monitoruesit të OKB-së për çështje nukleare ka thënë se kjo ndalesë nuk ndikon në siguri.

Ndonëse nuk është më një central funksional, Çernobili asnjëherë nuk është braktisur tërësisht dhe kërkon menaxhim të përhershëm për të evituar rrjedhjet e mundshme nukleare.

Kategoritë
BotaLajme