Çetnikët dhe ‘Ujqërit e natës’ në Podgoricë organizuan tubim në mbështetje të Rusisë (Video)

Një tubim në mbështetje të Rusisë është organizuar sonte në Podgoricë, pasi vendi filloi pushtimin e Ukrainës gjashtë ditë më parë.

Mbledhja në kryeqytetin e Malit të Zi ka nisur rreth orës 18:00 para ndërtesës së Kuvendit.

Nuk dihet ende se kush është organizatori i tubimit skandaloz, ndërsa policia nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjeve të AntenaM nëse është raportuar për këtë tubim.

Të mbledhurit mbajnë flamuj serb, rus dhe rus carist.

Në tubim erdhën edhe “Ujqërit e natës”, ndërsa drejtuesit e kolonës mbajnë pankartën “Serbët në Mal të Zi, rusët në Ukrainë”.

Një tubim mbështetës është paralajmëruar edhe në Tivar, ndërsa të hënën në Nikshiq është mbajtur një marshim në mbështetje të Rusisë./gazetaere

Kategoritë
LajmeRajoni