Çfarë është varianti ‘Mu’ i Covid-19, a duhet të shqetësohemi?

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se ka vendosur nën monitorim një variant të ri të koronavirusit, i quajtur ‘Mu’ sipas shkronjës së 12 të alfabetit grek.

‘Mu’ është cilësuar nga OBSH si një variant interesi.

OBSH tha se varianti në fjalë ka mutacione që tregojnë se mund t’u rezistojë vaksinave. Megjithatë pritet të bëhen të tjera studime për ta kuptuar më mirë.

Varianti në fjalë është shfaqur në Kolumbi në janar të këtij viti.

Të gjithë viruset pësojnë mutacione gjatë kalimit të kohës. Por disa prej këtyre mutacioneve janë më të rrezikshme.

Aktualisht OBSH ka identifikuar pesë variante të koronavirusit që përbëjnë shqetësim. Varianti Alfa që u shfaq në Angli, Beta që është shfaqur në 91 vende, Delta që është shfaqur në 170 vende dhe së fundmi edhe varianti Mu.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi