Çfarë guximi, shikon se si burra e gra ukrainas u dalin përballë tankeve ruse

Në Starobilsk, në regjionin e Luhanskit i cili ndodhët në Ukrainën lindore, qindra qytetarë kanë bllokuar rrugën, me ç’rast kanë bllokuar edhe konvojin e trupave ruse që të mos hyjnë në këtë vend, shkruan Gazeta Metro.

Qytetarë të mbështjellë me flamurin ukrainas shihet duke bërë rezistencë dhe duke krijuar një kordon dhe barrikada me qëllim pamundësimin e kalimit të ushtrisë ruse.

Momentalisht ofenziva ruse është përqendruar në lindje të Ukrainës, respektivisht në qytetin e dytë më të madh, Kharkiv, në zonën e Donbasit dhe në regjionet e Luhanskit.

Sot është dita e shtatë e fillimit të agresionit rus mbi Ukrainën nga ana e Rusisë, edhe me gjithë sanksionet dhe kritikat ndërkombëtare Rusia ende nuk është bindur që të ndalë këtë ofanzivë ushtarake.

Ndërsa edhe në Energodar janë parë shumë qytetarë me flamurin e tyre duke bllokuar rrugën, me qëllim pengimin e kalimit të artilerisë ushtarake ruse.

Ndryshe, sot në Bjellorusi pritet të takohen delegacionet e të dyja shteteve për të diskutuar për situatën e krijuar në këtë pjesë të europës./gazetametro.net

Kategoritë
BotaLajme