Çfarë po ndodh në Amerikë? Numri i të prekurve me koronavirus në shifra alarmante!

Në botë numri i të infektuarve nga koronavirusi është rreth 533 mijë kurse numri i viktimave është rritur në mbi 24 mijë.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i parë në botë për numrin e infeksioneve nga koronavirusi teksa në vend janë regjistruar në total rreth 104 mijë të testuar pozitiv nga Covid-19 kurse numri i vdekjeve është rritur në mbi 1700. Me këto shifra SHBA janë bërë vendi i parë në botë për rastet e prekura nga koronavirusi duke tejkaluar Kinën, Italinë dhe Spanjën.

Sipas një studimi të bërë nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Washingtonit, pandemia mund të vrasë më shumë se 81,000 njerëz në SHBA në katër muajt e ardhshëm dhe mund të mos dobësohet deri në muajin qershor. Numrin e madh të të infektuarve Presidenti Donald Trump e ka justifikuar me numrin e madh të testeve të tampon që janë kryer në vend.

Dje në mbrëmje, Trump pati edhe një telefonatë me presidentin kinez Xi Jinping pas së cilës Trump tha se me presidentin kinez kishte dikutuar me detaje për koronavirusin që “po shkatërron planetin tonë” dhe tha gjithashtu se “Kina ka shumë përvojë dhe ka njohuri të mëdha për virusin. “Ne- tha Trump- do punojmë ngushtë së bashku me Kinën”.

Numri i vdekjeve nga komplikimet që lidhen me Covid-19 në qytetin e New York është të paktën 365. ‘Ky është vetëm fillimi”- paralajmëroi kryetari i bashkisë së New York-ut, duke vlerësuar se gjysmë milioni njerëz në mega qytetin amerikan do të humbasin punën.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet