Challandes: Duhet të përmirësohemi në përfundimin e aksioneve

Kosova shënoi tjetër fitore sot në miqësore ndaj Maltës me rezultat 1:2.

Rashica shënoi të dy golat në këtë ndeshje, ndonëse luajti si qendërsulmues.

Pas ndeshjes, trajneri Challandes tha se duhet të përmirësohen në finalizimin e aksioneve, por u shpreh i lumtur me ndeshjen dhe fitoren.

“Mendoj se ishte ndeshje e mire. Në pjesën e parë kemi luajtur kundër një kundërshtari që luajti mirë. Patëm aksione të mira por nuk i përfunduan, Kemi pasur mjaft mjaft raste dhe nuk kemi shënuar. Kemi bërë një kamp trajnues të mirë. Te dyja ndeshjet ishin të mira sepse fituam. Nuk ishte lehtë sot. Asnjë kundërshtar nuk është i lehtë për të fituar. Unë jam i kënaqur me ekipin. Ne mund të bëjmë progres, në këtë ndeshje ishte mungesa e përfundimit të aksioneve. Ndoshta pak ishin te lodhur disa nga lojtarët. Nuk ishte ndeshje e lehte. Mendoj se në këtë periudhë është normale, jam i kënaqur me ekipin edhe ne stërvitje sepse kemi stërvitur me intensitet. Ne duhet te përmirësohemi ne përfundimin e aksioneve. Nëse vrapon kaq shume, luan kaq mirë dhe nuk i përfundon aksionet atyre u jep mundësi për të barazuar. Është shumë e rëndësishme t’i përfundosh aksionet. Por jam i kënaqur me këto dy ndeshje” – u shpreh Challandes.

Kategoritë
LajmeSport

Të ngjajshmet