Chelsea dhe Villareal nesër përballen për Superkupën e UEFA-s

Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve të UEFA-s në sezonin e kaluar duke u kualifikuar në finalen e Superkupës, ndërsa Villarreal arriti në finale pasi fitoi Ligën Evropiane të UEFA-s.

Klubi anglez Chelsea nesër përballet me klubin spanjoll Villarreal në finalen e Superkupës së UEFA-s 2021.

Përballja e Superkupës këtë vit do të zhvillohet në stadiumin Windsor Park në Belfast të Irlandës Veriore.

Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve të UEFA-s në sezonin e kaluar duke u kualifikuar në finalen e Superkupës, ndërsa Villarreal arriti në finale pasi fitoi Ligën Evropiane të UEFA-s.

Chelsea mori pjesë në Superkupë katër herë në histori, por fitoi këtë trofe vetëm një herë në vitin 1998, kur mposhti Real Madridin me rezultat 1:0.

Chelsea humbi Superkupën në finalet e vitit 2012, 2013 dhe 2019.

I quajtur El Submarino Amarillo (Nëndetësja e Verdhë), klubi Villarreal fitoi titullin e parë të rëndësishëm në muajin maj.

Ndeshja do të drejtohet nga gjyqtari rus, Sergei Karasev, që do të fillojë në orën 19:00.

Kategoritë
Sport