Chelsea mposht Chesterfield dhe siguron kualifikimin në FA Cup

Ka përfunduar ndeshja mes kampionit evropian Chelsea dhe skuadrës angleze Chesterfield, ku nikoqirët nuk kanë lënë vend për befasi dhe kanë siguruar kualifikimin tutje për në FA Cup.

Chelsea e ka mposhtur me rezultat të thellë 5:1 skuadrën e Chesterfield, me ndihmën e golave të shënuar nga Christensen, Lukaku, Werner, Hudson-Odoi dhe Ziyech, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte Werner ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku shënon në minutën e 6’ për 1:0, kurse rezultatin në 2:0 e thelloi anësori Callum Hudson-Odoi në minutën e 18’.

Vetëm dy minuta më vonë, ylli belg Romelu Lukaku thellon epërsinë e Chelseat në 3:0, kurse golin e fundit për “Blutë” në pjesën e parë e shënoi mbrojtësi Christensen në minutën e 39’ të ndeshjes.

Pjesën e dytë, Chelsea e vazhdoi me gola, ku nga pika e bardhë sulmuesi anësorë Hakim Ziyech shënon për 5:0 në minutën e 55’.

Golin e nderit për Chesterfield dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Asante në minutën e 80’.

Rezultati final i ndeshjes është 5:1 në favor të Chelseat.

Kategoritë
LajmeSport