Çifti shqiptar kërkon azil në Irlandë: Përndiqemi politikisht se mbështesim Partinë Demokratike

Një çift shqiptar i cili sapo kishte mbërritur në  Irlandë, kërkoi azil politik me argumentin se kanë qenë të rrezikuar në vendin e origjinës, pasi ishin mbështetës të Partisë Demokratike.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije por media dhe gjykata i referohen si Z.Sula.

Në kërkesën e tij për mbrojtje ai shprehet se kishte marrë me qira një bar-kafe në Shqipëri dhe ishte bashkuar me Partinë Demokratike atje sepse donte të merrte përsëri pronat e marra gjatë diktaturës komuniste.

Z. Sula tha se ai e kishte mbështetur në mënyrë aktive Partinë Demokratike në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 dhe pretendoi se ai ishte rrëmbyer dhe kërcënuar nga kundërshtarë politikë të maskuar dhe të armatosur,dhe  si rezultat dhe i duhej të linte Shqipërinë.

Ai u shpreh gjithashtu, se u ndje shumë keq psikologjikisht kur Partia Socialiste fitoi zgjedhjet. Sipas tij disa politikanë që fituan zgjedhjet janë të përfshirë në krim të organizuar dhe mafia, dhe se zgjedhjet e mbajtura ishin të korruptuara.

Rreth dy ditë pas zgjedhjeve, gruaja e tij e thirri atë, e tmerruar, duke thënë se dy persona të panjohur e kishin kërcënuar dhe e kishin shtyrë  nga autobusi. Për këtë arsye çifti vendosi të largohej drejt Irlandës për azil politik.

Nga zbulimet e bëra, gjykatësi  deklaroi se  Z. Sula kishte qenë një anëtar aktiv i Partisë Demokratike,dhe  raporti mjekësor mbështeste pretendimin e tij se ishte  goditur në syrin e djathtë, por i hodhi poshtë pretendimet e thëna për rrëmbim dhe i cilësoi provat të pa baza dhe joracionale.

Kategoritë
LajmeRajoni