Cilat janë kanalet ruse që i larguan nga transmetimi në Kosovë

Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media në Kosovë (KPM), Faruk Rexhaj, ka konfirmuar se shumica e operatorëve shpërndarës, apo operatorëve kabllovikë, i kanë larguar nga transmetimi kanalet e Federatës Ruse.

Komisioni i Pavarur i Mediave i Kosovës ka vendosur më 26 shkurt për largimin e përkohshëm nga transmetimi të të gjitha kanaleve me origjinë nga Federata Ruse, me qëllim të, siç është thënë, parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Kosovë.

Vendimi është marrë dy ditë pasi Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se në mesin e këtyre kanaleve janë: RT, Russia 24 dhe Planeta RTR.

Kategoritë
LajmeVendi