Çka u tha Zelensky Ashton dhe Milas të cilët mblodhën 35 milionë dollarë për Ukrainën

Çifti i showbizit Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, ka arritur të mbledhë gati 35 milionë dollarë të cilat do të shkonin për refugjatët ukrainas.

Lajmin e ka bërë me dije vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili ka falënderuar çiftin për gjestin fisnik.

“Ata kanë mbledhur tashmë 35 milionë dollarë dhe po i dërgojnë në @flexport & @Airbnb për të ndihmuar refugjatët ukrainas. Mirënjohës për mbështetjen e tyre. Të impresionuar nga vendosmëria e tyre. Ata frymëzojnë botën.”

Çifti gjithashtu premtoi 3 milionë dollarë nga paratë e tyre.

Kategoritë
BotaLajme