“Çmendet” moti në Siberi, temperaturat shkojnë 48 gradë

Ne të gjithë e dimë se Rusia, veçanërisht pjesa veriore nga Shën Petersburg në Moskë dhe në Siberi është një nga rajonet më të ftohta në Tokë. Por prisni, mund të mos jetë kështu tani.

Ndryshimi i klimës po reflekton qartë në këtë pjesë të Tokës, e cila është jashtëzakonisht e ftohtë dhe gjatë vitit është e mbuluar me borë.

Megjithatë, këtë vit dy satelitë të Bashkimit Europian regjistruan një temperaturë përvëluese 48 gradë Celsius në tokë në Arktik Siberi në mes të një vale të nxehtësisë në pjesën më të madhe të Siberisë. Regjistrimi nga sateliti Copernicus Sentinal-3A dhe 3B i BE u bë më 21 qershor, e cila është dita më e gjatë e vitit.

Fenomeni i pashembullt ka bërë që siberianët të nisin të kujdesen për t’u mbrojtur nga dielli.

“Ndjej nxehtësinë në lëkurën time. Tashmë jam djegur nga dielli,”  tha një banor. Ndër të tjera, për shkak të temperaturave të larta brenda 24 orëve shpërthyen më shumë se 32 zjarre në pyje.

Kategoritë
BotaLajme