Çmenduri pas çmendurie, Zvicra barazon Francën dhe e çon në shtesë (Video)

Ditë e çmendur! Franca dhe Zvicra janë ndalur në barazim 3-3 pas një ndeshje të jashtëzakonshme, aq sa ajo e mëparshmja mes Spanjës dhe Kroacisë.

Zvicra shënoi fillimisht pas çerek ore lojë e më pas Franca u përgjigj në nisje të pjesës së dytë me dopietën e Benzema e “perlën” e Pogba, por Zvicra nuk ishte dorëzuar.

Fillimisht Seferovic shënoi për 3-2 në të 81-tën e më pas ishte Gavranovic, që shënoi për të çuar shifrat në 3-3 dhe çuar ndeshjen në shtesën prej 30 minutash.

Kategoritë
Sport