Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të ndalojë sot importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA, raporton CNN duke u thirrur në burime.
CNN raporton se SHBA-ja do ta bëjë këtë lëvizje në mënyrë të njëanshme, pa aleatët e saj evropianë, për shkak të mosmarrëveshjes midis kombeve evropiane nëse do të ndalojnë energjinë ruse.
Zyrtarët amerikanë morën këtë vendim duke pasur parasysh presionin ekstrem politik në vend, shkruan tutje CNN.
Lajmi pritet të bëhet i ditur nga presidenti Biden. /Reporteri.net