CR7, Mbappe e Neuer në shënjestër, trajneri i Hungarisë i tall keq në Instagram

Marco Rossi, trajneri i Hungarisë,  ka ironizuar lojtarë si Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Manuel Neuer pas eliminimit nga Euro 2020.

Tekniku 56-vjeçar ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihen 3 yjet e Francës, Gjermanisë dhe Portugalisë së bashku me bagazhet e tyre në një plazh.

“Shihemi së shpejti në plazh”, shkruan trajneri italian në gjuhën hungareze, angleze dhe italiane.

Hungaria e Rossit ishte pjesë e grupit të “vdekjes” së bashku me Gjermaninë, Francën dhe Portugalinë.

Ekipi i tij nuk mundi të kalonte fazën e grupeve, ndërsa kundërshtarët me të cilët u përball u eliminuan një fazë më pas.

Kategoritë
Sport