Cristiano Ronaldo “mbret” në Instagram, as 20 klubet e Premier League s’e mundin

Cristano Ronaldo është “mbret” në Instagram. Sulmuesi portugez, të cilin po e pret Manchester United pasi e bleu nga Juventusi, ka 335 milion ndjekës.

Në Angli, pas rikthimit të bujshëm të CR7, kanë nxituar të merren me lojërat e shifrave dhe sulmuesi ka pak rivalë aty.

Të gjitha klubet e Premier League, 20, nuk kanë ndjekës sa ka Cristiano Ronaldo i vetëm. Klubet numërojnë 184 milion ndjekës në Instagram.

Kategoritë
Sport