Cristiano Ronaldo njofton vdekjen e të birit të porsalindur

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind”, tha Ronaldo.

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, njoftoi të hënën vdekjen e djalit të tij gjatë lindjes, pasi partnerja e tij Georgina Rodriguez solli në jetë binjakë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind”, tha ai në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”, tha Ronaldo tha.

“Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre të ekspertëve”, shtoi ai.

37-vjeçari, i cili është baba i pesë fëmijëve pas lindjes së vajzës së tij, tha gjithashtu se janë të shkatërruar dhe kërkoi pak privatësi në këtë kohë shumë të vështirë.

Në tetor, Ronaldo njoftoi se ai dhe Rodriguez ishin në pritje të binjakëve.

Kategoritë
Sport