Dakordohen rusët e ukrainasit: Ja kur mbahet takimi i tretë

Edhe një përpjekje tjetër për ndaljen e luftës do të ndodhë të hënën, kur delegacioni rus e ai ukrainas do të takohen për të tretën herë radhazi, shkruan Gazeta Metro.

Pas dy takimeve që u mbajtën këtë javë dhe të kaluarën midis palëve ndërluftuese, një takim i tretë është caktuar për të hënën e ardhshme.

Një nga negociatorët ukrainas, David Arakhamyia e bëri të ditur se do të ketë raund të tretë të bisedimeve të hënën, pa dhënë detaje tjera.

Nga raundi i dytë u arrit një marrëveshje për krijimin e një korridori humanitar për t’i zhvendosur civilët nga zonat e luftimeve, por sipas ukrainasve kjo gjë nuk u respektua sot nga rusët./gazetametro.net

Kategoritë
BotaLajme