Dalin fotot nga Saranda, Italia sekuestron super jahtin 578 milion dollar të oligarkut rus

Këtë të shtunë bëhet me dije se autoritetet italiane kanë konfiskuar superjahtin e një miliarderi rus, i cili është përfshirë në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian, pas pushtimit rus në Ukrainë.

Mediat bëjnë me dije se anija e quajtur “A”, i përket miliarderit rus, Andrey Igorevich Melnichenko, i cili ka edhe kompaninë EuroChem Group dhe atë të thëngjillit, SUEK.

Sipas qeverisë italiane Jahti, besohet se ka vlerën e rreth 578 milionë dollarëve. Jahti në fjalë ka qenë gjatë verës edhe në Shqipëri për t’u furnizuar me karburant për shkak se e marrin me çmim shumë të lirë krahasuar me tregun.

Ndërkohë kujtojmë se javën e kaluar autoritetet italiane ka konfiskuar vila dhe jahte në vlerë të 156 milionë dollarëve nga pesë rusë të profilit të lartë, të cilët po ashtu janë sanksionuar nga blloku evropian.

Kategoritë
BotaLajme