Dalin pamjet, bosi i arratisur i kriptomonedhës turke brenda një hoteli në Tiranë, nga kush po mbrohet?

Mediat turke kanë publikuar së fundmi fotot e milionerit të kriptomonedhës turke  Faruk Fatih Özer  i cili është shpallur në kërkim dhe thuhet se fshihet në Shqipëri.  Në këto foto sipas asaj që raportojnë ,mediat  turke Faruk Fatih Özer  shihet teksa kryen procedurat e “Check In-it” në një hotel në Tiranë.

Por mediat turke vijojnë më tej në shkrimin e tyre ku theksojnë se themeluesi i shkëmbimit të monedhës kripto Thodex, shoqërohet nga një person tjetër që edhe e ka pritur në aeroportin “Nënë Tereza”.

Sipas të dhënave të deri më tanishme Faruk Fatih Özer, shefi i arratisur i shkëmbimit të monedhës kripto me emrin Thodex, i kërkoi motrës së tij Serap Özer të gjitha dokumentet e kompanisë në 18 Prill për shkak të problemeve të biznesit dhe iku në Shqipëri dy ditë me vonë. Në deklaratën e saj, Serap Özer, e cila u ndalua për hetim, deklaroi se vëllai i saj Faruk Fatih Özer kërkoi një raport piraterie të kompanisë në 18 Prill, 2021, dokumente në lidhje me rastet e kompanisë, bilancin e gjykimit dhe dokumentet e buxhetit e vendimin.  Özer shkoi jashtë vendit me këto dokumente dhe miliona dollarë para kripto që fitoi duke mashtruar 400 mijë njerëz.

Özer, është parë në njërin nga hotelet ku ai ka qëndruar pas arratisjes së tij dhe është parë në shoqërinë e një burri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.  Shtetasi shqiptar me të cilin ai u pa në foto është ai që e priti në aeroport dhe e çoi në hotel dhe që aktualisht është në kërkim nga policia shqiptare mes të dyshuarve.

Autoritetet turke në anën tjetër kanë vazhduar operacionet intensive për kapjen e bosit të kriptomonedhës turke “Thodex”që dyshohet se fshihet prej dy javësh në Shqipëri bashkë me një server, brenda të cilit mbahen 108 milion dollarë në kriptomonedha.

Mediat turke raportojnë se policia ka dërguar një ekip prej pesë personazh në Ballkan, ku njëri prej tyre është duke punuar me autoritetet shqiptare me qëllim gjetjen dhe kapjen e Faruk Fatih Özer, i cili dyshohet se ka zhdukur rreth 2 miliard dollar të më shumë se 390 mijë investitorëve në kriptomonedhën turke “Thodex”, përcjell abcnews.al.

Ndërkohë, katër të tjerë kanë shkuar në Kosovë, Maqedoni, Bosnje dhe Mal të Zi ku dyshohet se turku mund të arratiset pasi po i bëhet një ndjekje nga afër në Shqipëri.

Më herët, policia zbuloi edhe vendndodhjen e tij duke dhënë edhe adresa.

Arratia

Media turke “EnSonHaber” shkruante se fill pas ardhjes në Shqipëri, Faruk Fatih Özer u vendos në një hotel pranë Zogut të Zi në Tiranë duke prenotuar tre netë, por se doli prej andej natën e dytë duke u fshehur në një shtëpi pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë. Ajo ishte shtëpia e çiftit që e priti në Rinas.

“EnSonHaber” raporton duke ui referuar burimeve nga policia turke se Faruk Fatih Özer  nuk ndejti shumë aty pasi u zbulua nga autoritetet duke u transferuar në një tjetër zonë, pikërisht në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Por nuk ishte e thënë për turkun e famshëm pasi edhe ky vend ku ai fshihej u zbulua nga policia duke bërë që të transferohet sëfundmi në zonën e “21 Dhjetorit” ku edhe ka humbur gjurmët, raporton abcnews.al.

Ndërkohë, policia sipas mediave turke ka blinduar edhe Fierin e Vlorën pasi dyshohet se Faruk Fatih Özer   mund të arratiset me skaf për në Itali /abcnews.al/

Kategoritë
LajmeRajoni