Dalin pamjet/ Lakuriqë nate të gjallë brenda laboratorit në Wuhan që në vitin 2017

Është ende një mister origjina e koronavirusit që ka vrarë mbi 3 milionë e 800 mijë veta në gjithë botën. OBSH-ja nuk e ka përjashtuar teorinë se mund të jetë një aksident laboratorik. Pamje të reja tregojnë se shkencëtarët kinezë po i studionin prej vitesh lakuriqët e natës, gjitarët që dyshohet se e përhapën sëmundjen.

Teksa shtohen thirrjet për hetimin e origjinës së Covid-19, vazhdon edhe teoria se koronavirusi i ri ka dalë aksidentalisht nga laboratorët kinezë.

Televizioni “Sky News” për Australinë publikoi të martën pamje ekskluzive brenda Institutit të Virologjisë të Whanit, qytetit ku në fundin e 2019-ës u zbuluan rastet e para të infektimit.

Në pamje duken shkencëtarët duke studiuar e duke ushqyer me krimba lakuriqët e natës brenda ambienteve të laboratorit në maj 2017.

Kategoritë
BotaLajme