Danezi realizon një video në Prizren, i pyet qytetarët se cilin shtet nuk ju pëlqen, këto ishin përgjigjet

Aventurieri danez dhe YouTuberi Gustav Rosted postoi një video të regjistruara në Prizren të publikuar në kanalin e tij.

Rosted pyeti qytetarët e Prizrenit se cilin shtet nuk e pëlqeni dhe shumica e përgjigjeve ishin Serbia.

 

Por, kishte përgjigje si Rusia, Kina, Maqedonia e Veriut por edhe vendet e Afrikës.

 

Kur u pyetën “Pse Serbia?”, Shumica përmendin “luftën”.

“Ne nuk na pëlqen Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore. Sepse ata erdhën këtu dhe donin të pushtonin vendin tonë dhe të vrisnin paraardhësit tanë dhe ata gjithmonë po luftojnë kundër nesh” deklaroi një i ri.

Kategoritë
LajmeVendi