Danimarkë, 6 shkolla private në vend menaxhohen nga FETO

Ministrja daneze e Arsimit, Pernille Rosenkrantz tha se është e shqetësuar nga shkollat në fjalë dhe ka vënë në dukje se po hetojnë këto shkolla

Gjashtë shkolla private në Danimarkë menaxhohen nga organizata terroriste FETO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta “Berlingske” e Danimarkës ka përgatitur një lajm lidhur me shkollat që FETO dhe kreu i saj Fetullah Gülen kanë nën kontrollin e tyre në vend.

Në lajmin ku theksohet se 6 shkolla private në Danimarkë drejtohen në mënyrë të fshehtë nga kreu i FETO-s, Gülen, rikujtohet se shkollat ‘charter’ të lidhura me FETO-n në SHBA janë dënuar me gjoba në vitin 2016 për manipulimin e tenderëve.

Ministrja daneze e Arsimit, Pernille Rosenkrantz, në një deklaratë për gazetën tha se është e shqetësuar nga shkollat në fjalë dhe ka vënë në dukje se po hetojnë këto shkolla.

Lidhur me këtë ka shprehur shqetësimet e saj edhe Ellen Trane Norbyde, paraardhësja e Rosenkrantz, e cila ka deklaruar se “Pavarësisht se cila ideologjive u përkasin ne nuk dëshirojmë që të tjerët të depërtojnë në shkolla. Shkollat e Danimarkës duhet të janë të pavarura”.

Në artikull thuhet se shkollat veprojnë nën strukturën e një fondacioni me emër “Silm” të cilin anëtarët e FETO-s e kanë themeluar në Danimarkë.

Në anën tjetër në një hulumtim të kryer në vitin 2018 nga televizioni shtetëror DR i Danimarkës, ishte zbuluar se mesatarja e notave të dhënë në shkollë për nxënësit e shkollës së mesme private “Kobenhavns Private Gymnasium” të lidhur me FETO-n në kryeqytetin Kopenhagë ishte shumë me e ulët se sa mesatarja në provimet e maturës në nivel kombëtar.

Nxënësit në shkollën e mesme në fjalë kishin marrë mesatare 5.35 në provimet e maturës ndërkohë që mesatarja e dhënë nga shkolla ishte 7.12.

DR ka theksuar se shkollat e lidhura me FETO-n në Danimarkë mbanin sistematikisht të lartë mesataren e notave, në mënyrë që të lehtësonin hyrjen e nxënësve në institucionet e larta arsimore.

Kategoritë
BotaLajme