Danimarkë, rreth 9 mijë shpendë ferme pritet të asgjësohen për shkak të gripit H5N8

Sipas një deklarate nga Administrata e Ushqimit dhe Kontrollit, virusi H5N8 u zbulua te shpendët e një ferme gjatë kontrolleve të kryera nga Instituti Shtetëror Serum (SSI) në ditën e parë të vitit.

Në një fermë në fshatin Lövel në Komunën Viborg të Gadishullit Jutland të Danimarkës, është zbuluar prania e gripit të shpendëve.

Sipas një deklarate në faqen e internetit të Administratës së Ushqimit dhe Kontrollit, virusi H5N8 u zbulua te shpendët e fermës në fjalë gjatë kontrolleve të kryera nga Instituti Shtetëror Serum (SSI) në ditën e parë të vitit.

Duke njoftuar se afërsisht 9 mijë shpendë në fermë do të asgjësohen për të parandaluar përhapjen e virusit, Administrata e Ushqimit dhe Kontrollit kërkoi marrjen e masave ndaj zogjve të egër në fermat e pulave.

Për shkak të gripit të shpendëve në Danimarkë muajt e fundit, disa vende, duke përfshirë Japoninë, Rusinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Singaporin, kanë ndaluar përkohësisht importimin e vezëve dhe pulave nga ky vend.

Kategoritë
BotaLajme