Darka “me pesë yje” e zyrës së Kurtit: Oktapod, levrek, salmon e biftek, të shoqëruar me shampanjë italiane

Ushqimi deti i shoqëruar me shampanjë italiane e verëra kishin dominuar në tryezën e një restoranti në afërti të Prishtinës ku po darkonin zyra e Kurtit në një natë maji.

Sipas fakturës që u shpenzua në emër të zyrës së kryeministrit, darka e cila u pagua në ora 22:51, kishte kushtuar hiç më pak se 375 euro.

Në faturën e siguruar nga KALLXO.com përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, kjo darkë qeveritare ishte ngrenë në një nga restorantet në afërsi të Prishtinës.

96 euro në emër të Zyrës së Kurtit ishin paguar për, një salmon i cili kishte kushtuar 12 euro, një oktapod 11 euro, dy levrek 22 euro si dhe tre biftek viçi në vlerë prej 51 eurove.

112 euro të tjera janë paguar për një shishe shampanjë italiane e llojit “Prosecco” që kishte kushtuar 16 euro dhe për 4 shishe verë të llojit ‘StoneCastle’ të cilat kishin kushtuar 96 euro.

8 antipasta speciale kabinetit të Kurtit i kushtuan 48 euro, 8 sallata rukolla 36 eurove dhe 8 supa ditore në vlerë prej 24 eurove.

Kategoritë
LajmeVendi