Dasmë mes rrënojash, mesazhi drejtuar botës: Kharkiv reziston (Video)

Kryeministri i Polonisë ka propozuar ngritjen e një komisioni hetimor ndërkombëtar lidhur me krimet e kryera nga forcat ruse në qytetin Buça pranë Kievit duke akuzuar Moskën për krime lufte për dhjetëra civilë të vrarë në rajonin e kryeqytetit.

Ndërkohë Ukraina kërkon të përcjellë dhe mesazhin se po reziston.

Nastya Gracheva dhe Anton Sokolov kurorëzuan martesën e tyre nën rrënoja, në Kharkiv. Ajo është infermiere në një klinikë onkologjike dhe ai mjek.

Sapo filloi lufta, ata filluan të jepnin ndihmë mjekësore në shtëpitë e banorëve të vendit të tyre.

Kur u mbaruan ilaçet, ata filluan të mbledhin fonde dhe të merrnin më shumë ilace për njerëzit që kishin më shumë nevojë për to.

Kategoritë
BotaLajme