Daut Haradinaj: Gjakova veçse e ka filluar fitoren e 14 shkurtit

Ish- shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Daut Haradinaj ka vizituar sot Gjakovën.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se në Gjakovë veçse e kanë shpallur fitoren e 14 shkurtit.

“Sot isha me të rinjtë e Gjakovës, ku kryetarja e të rinjve të AAK-së, znjsh. Artnesa Krasniqi, dhe kryetari i komunës, z. Ardian Gjini, veçse e kishin shpallur fitoren e 14 shkurtit, pasi hapësira ishte e vogël për t’i nxënë të gjithë të interesuarit. Thjesht urime Gjakovë! Urime të gjithë kolegëve të AAK-së nga Gjakova që garojnë në këto zgjedhje”, ka shkruar Haradinaj.

Kategoritë
LajmeVendi