Daut Haradinaj pranë bustit të Fadil Vokrrit: I bronztë po e shkëlqen stadiumin e kryeqytetit

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka dal për të parë e për të uruar nga afër bustin e ish kampionit të futbollit, Fadil Vokrri të vendosur afër stadiumit të kryeqytetit.

Haradinaj ka thënë se ikona e futbollit Fadil Vokrri do të jetë stimulim për brezat që do vijnë, në fushë e jashtë saj, duke theksuar se ai ka bërë të pamundurën në mbrojtjen dhe avancimin e Kosovës në organizatat botërore të futbollit. “Sot, i bronztë po e shkëlqen stadiumin e kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Ikona e futbollit Fadil Vokrri do të jetë stimulim për brezat që vijnë, në fushë e jashtë saj. Ai bëri të pamundurën në mbrojtjen dhe avancimin e Kosovës në organizatat botërore të futbollit. Sot, i bronztë po e shkëlqen stadiumin e kryeqytetit.

Kategoritë
LajmeVendi