Daut Haradinaj tregon se a do të bëhet nënkryetar i Prishtinës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prishtinë, nuk e ka mohuar se mund të ketë një koalicion për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, nëse do të ketë një ofertë të tillë nga kjo e fundit.

Kështu ka thënë, ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj.

Për herë të par pas zgjedhjeve, Haradinaj ka folur rreth raportimeve se emri i tij është lakuar për postin e nënkryetarit të komunës së Prishtinës.

Ai ka thënë se do ta shqyrtojnë nëse marrin një ofertë të tillë, duke lënë të hapur mundësin për koalicion me LDK-në.

Haradinaj po ashtu ka njoftuar se dega e AAK-së do të mblidhet në ora 17:00, për të diskutuar për këtë çështje.

“Deri tani nuk kemi pas asnjë ofertë të tillë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nëse do të ketë ndonjë ofertë sigurisht që do ta shqyrtojmë. Ne në ora 17:00 kemi një takim me degën e AAK-së, ende nuk kemi asnjë vendim të ri”, ka thënë Haradinaj për Demokracia.com.

Ndryshe, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka thirrur seancën për zgjedhjen e kryesuesit të asamblesë për të mërkurën më 5 janar.

Deri me tani nuk është arritur asnjë koalicion për bashkëqeverisje në Prishtinë. Raportime pati edhe për një marrëveshje të mundshme mes PDK-së dhe LDK-së. Megjithatë një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga asnjëra parti.

Afati i fundit për zgjedhjen e kryesuesit është 6 janari.

Kategoritë
LajmeVendi