DEASH merr përgjegjësinë për shpërthimin në Bagdad

Shpërthimi ndodhi afër portave që çonin në vendin e shenjtë të Imam Musa al-Kadhim dhe Imam Muhammad al-Jaëad, imamët e shtatë dhe të nëntë të muslimanëve shiit

Grupi terrorist DEASH ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e së enjtes në kryeqytetin irakian, Bagdad, ku humbën jetën të paktën dy persona dhe u plagosën 23 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve ‘Amaq’ raportoi se shpërthimi ndodhi afër portave që çonin në vendin e shenjtë të Imam Musa al-Kadhim dhe Imam Muhammad al-Jawad, imamët e shtatë dhe të nëntë të muslimanëve shiit.

Një mjek irakian, në spitalin mësimor Al-Kadhimiya tha se “spitali pranoi dy trupa dhe 23 të plagosur për shkak të shpërthimit”.

Shpërthimet në kryeqytetin irakian janë bërë më të pakta pas humbjes së grupit terrorist në vitin 2017.

Në janar, dy sulme vetëvrasëse shpërthyen në një treg frekuentues të kryeqytetit irakian, duke vrarë 32 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.​​​​​​​

Kategoritë
BotaLajme