“Deep Purple” do të mbajë koncert në Shkup më 28 maj

Avalon Production sot në një konferencë për media njoftoi koncertin e radhës të legjendave “Deep Purple” i cili do të mbahet në stadiumin e ARM-së në Shkup më 28 maj.

Rok-grupi “Deep Purple” do të performojë në stadiumin e ARM-së në Shkup më 28 maj.

Avalon Production sot në një konferencë për media njoftoi koncertin e radhës të legjendave “Deep Purple” i cili do të mbahet në stadiumin e ARM-së në Shkup më 28 maj.

Kreu i produksionit “Avalon”, Boban Milloshevski në konferencën e sotme për media tha se ndjehet i pikëlluar sepse për tre vite për shkak të pandemisë së COVID-19 nuk mund të organizojnë koncerte.

“Ndihem disi mirë sepse mendoj se ne dhe ju, publiku dhe industria jemi gati të përpiqemi të kompensojmë këto 2 – 2.5 vjet që na u vodhën”, tha Milloshevski.

Duke theksuar se kjo konferencë është një lloj festimi i jetës dhe festimi i kthimit në normalitet, Milloshevski tha se brenda gjashtë ditëve do të mbahen pesë koncerte dhe se janë të gatshëm të kompensojnë 2.5 vjet.

Publiku maqedonas dhe ai rajonal do të mund të dëgjojnë drejtpërdrejt klasikët: ” Smoke on the Water”, “Hush”, “Strange kind of Woman”, “Woman from Tokyo”, “Knocking at your back door”, ” Highway star” dhe shumë hite të tjera që shënuan pesë dekadat e ekzistencës së grupit në historinë e muzikës.

Grupi konsiderohet si një nga grupet më të mëdha të rock and roll-it të të gjitha kohërave ndërsa anëtarët e tij janë Ian Gillan, Ian Pace, Roger Glover, Steve Morse dhe Don Airey.

Kategoritë
Kulturë