Del para gjyqit ushtari i parë rus i dyshuar për krime lufte në Ukrainë

Një ushtar rus do të dalë në gjyq i dyshuar për krime lufte në Ukrainë. Ky është hera e parë që një ushtar del para një gjyqi për krime lufte në Ukrainë.

Sipas prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, Iryna Venediktova ushtari është aktualisht në paraburgim pasi akuzohet për vrasjen e një civili të paarmatosur në rajonin Sumy të Ukrainës.

Ukraina ka nisur një hetim ndaj ushtrisë ruse për “shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës” dhe për “vrasje me paramendim”.

Më vete, muajin e kaluar, Venediktova nisi një hetim për 10 ushtarë rusë të akuzuar për krime lufte në Bucha – qytet jashtë kryeqytetit Kiev, ku civilët u torturuan, përdhunuan dhe vranë.

Kategoritë
BotaLajme