Del raporti për rastet e reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga dje janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19

Raste të vdekjes nuk janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Këto raste janë regjistruar pas testimit të mbi 1 mijë e 400 mostrave.

“Nga 1.467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756. Në total numri i rasteve aktive është 786”, ka njoftuar MSh’ja

 

Kategoritë
LajmeVendi