Dëme të mëdha nga vërshimet në Prishtinë, sheshet ende të pa pastruara

Si pasojë e reshjeve të shumta që kanë ndodhur nëpër shumë qytete të Kosovës, dëmet e shumta e kanë përfshirë edhe Prishtinën.

Dëmet më të mëdha janë vërejtur gjatë ditës së djeshme, ku edhe reshjet kanë qenë më të dendura.

Nëpër sheshet e Prishtinës vërehen dëme të shumta e sidomos pas vendosjes së tavolinave dhe ambienti i krijuar “Verë n’Akull”, në sheshin “Zahir Pajazi”, ku janë dëmtuar tavolina dhe shumëçka tjetër.

Madje sheshet ende nuk janë pastruar nga dëmet që kanë lënë vërshimet.

 

Kategoritë
LajmeVendi