Dëmet ekonomike që ka pësuar Ukraina për shkak të pushtimit rus

Lufta në Ukrainë i ka kushtuar Kievit deri më tani 509 miliardë Euro.

Ministrja ukrainase e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko, thotë se kjo llogaritje bazohet tek dëmtimet në infrastrukturë, humbjen e rritjes ekonomike dhe faktorë të tjerë.

Luftimet kanë dëmtuar 8 mijë kilometra rrugë dhe 10 milionë metra katrorë shtëpi, tha Svyrydenko në një postim në mediat sociale.

Rusia vazhdon të thotë se po kryen një operacion special ushtarak në Ukrainë me qëllim çmilitarizimin e vendit i cili nisi mëngjesin e 24 shkurtit.

Ukraina dhe aleatët Perëndimorë kanë thënë se kjo është thjesht një justifikim për pushtimin e paprovokuar.

Kategoritë
BotaLajme