Demokratët hyjnë në katin e parë të selisë PD, thyejnë dyert dhe xhamat brenda godinës (Video)

Protestuesit demokratë kanë arritur që të thyejnë derën kryesore të PD-së dhe të futen në katin e parë të selisë.

Nga videot e siguruara nga Ora News, demokratët që kanë arritur të hyjnë brenda po thyejnë xhamat dhe çdo gjë tjetër që mund të ketë në katin e parë të selisë.

Ndërkohë dëgjohen brohoritjet “O Dali, o hero gjithë Shqipëria ty të do!”

Kategoritë
LajmeRajoni