Dëmshpërblim 10 mijë euro për të vaksinuarit me Astrazenenca nën 60 vjeç

Dëmshpërblim 10 mijë euro për të vaksinuarit me Astrazenenca nën 60 vjeç

Italia ka vendosur të mos lejoj vaksinimin e personave nën moshën 60 vjeç me vaksinën anti-Covid AstraZeneca.

Ky vendim u mor pas dy rasteve fatale të një 54 vjeçari e një vajze 18 vjeç të cilët pas marrjes së kësaj vaksine humbën jetën për shkak të trombozës.

Problemi aktual mbetet se janë një numër i lartë personash nën moshën 60 vjeç, që kanë marrë dozën e parë të AstraZeneca e janë në pritje të dozës së dytë, e vendimi i marrë nga Ministria Italiane e Shëndetësisë ka krijuar konfuzion e preokupim tek qytetarët

Agjencia Italiane e Barnave pak orë më parë ka marrë vendimin se personat e vaksinuar me dozën e parë të Astrazenecas e nën moshën 60 vjecë, dozën e dytë do ta kenë me vaksinën Pfizer o Moderna e në një afat kohor nga 8 në 12 javë nga marrja me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Mbi këtë vendim të Komitetit tekniko shkencor pranë Qeverisë Draghi e të Ministrisë së Shëndetësisë ka reaguar Shoqata Kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit. Codacons.

Në një notë publike e përmes avokatëve të saj, kjo shoqatë ka informuar për një aksion kolektiv dëmshpërblimi për të gjithë ata qytetarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Ata kërkojnë 10 mijë euro dëmshpërblim për secilin prej tyre për shkak të kaosit e panikut që ka shkaktuar ky vendim.

Sipas kësaj Agjencie. të vaksinuarit me dozën e parë jetojnë me frikën e efekteve që ajo mund t’ju shkaktoj e dëmi i dytë është se janë të detyruar të vaksinohen me një vaksinë ndryshe nga doza e parë antiCovid.

Marco Romadori, presidenti i Codacons, thotë se “ky aksion kolektiv, nuk është një fushatë no-vax, përkundrazi. Qytetarët kanë të drejtë të kenë qartësi e siguri në vaksinat që kryejnë. Ka një paqartësi totale.”

Në Itali ekziston një ligj i cili mbron të gjithë ata persona që pësojnë efekte kolaterale të përhershme pas vaksinimit.

Por aksioni i ndërmarrë nga Shoqata në mbrojtje të të drejtave të konsumatorëve, Codacons, i vjen në krah dhe të gjithë atyre personave që jetojnë me frikën e efekteve që mund t’ju shkaktoj vaksina apo se mund të sëmuren për shkak të saj.

Në faqen zyrtare të kësaj shoqate, cdo qytetar nën 60 vjeç e që ka marrë vaksinën AstraZeneca, mund të shkarkoj modulin e ta plotësoj denoncimin e tij me kërkesën e dëmshpërblimit deri në 10 mijë euro.

Kategoritë
LajmeShëndetësi
Reklamë: ABE Kosova