Dëmtohen varret e myslimanëve dhe ortodoksëve në Malmo të Suedisë

Rreth 20 varre që u përkisnin myslimanëve dhe ortodoksëve u dëmtuan në varrezat Ostra në Malmo, Suedi.

Zëdhënësi i policisë së Malmos, Nils Norling, i cili bëri një deklaratë për televizionin shtetëror suedez “SVT”, tha se në sulmin nga njerëz të paidentifikuar shumë gurë varresh u dëmtuan dhe u derdh bojë mbi to.

Norling deklaroi se varret në fjalë i përkasin myslimanëve dhe ortodoksëve.

Edhe në lajmet e gazetës “SVD”, u nënvizua se rreth 20 varre u shkatërruan, dhe myslimanët që dëshironin të luten për të afërmit e tyre ditën e parë të Fitër Bajramit, e kanë vërejtur incidentin dhe kanë njoftuar policinë.

Policia ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion për autorët e ngjarjes dhe ka kërkuar nga dëshmitarët okularë që t’i drejtohen policisë.

Kategoritë
BotaLajme