Dendias: Nëse BE-ja nuk reagon, rrezikojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet skena e një krize të madhe

Dendias e bëri deklaratën përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, ku përveç situatës në Ukrainë, duhet të diskutohen pasojat e mundshme të luftës në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Nëse Bashkimi Evropian (BE) nuk reagon menjëherë, “rrezikojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet skena e krizës së madhe me të cilën po përballemi në Ukrainë”, tha sot ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Dendias e bëri deklaratën përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, ku përveç situatës në Ukrainë, duhet të diskutohen pasojat e mundshme të luftës në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Do të flasim sërish për Ukrainën. Do të informoj kolegët e mi për vizitën time të fundit në Odessa, si dhe për përpjekjet e Greqisë për të transferuar ndihma humanitare, jo vetëm në Odessa por edhe në Mariupol. Por do të flasim edhe për Ballkanin Perëndimor dhe Libinë. Dhe unë do t’u kërkoj kolegëve të mi të nxitojnë. Sepse nëse BE-ja nuk reagon tani, rrezikojmë që kjo të bëhet skena e krizës së madhe me të cilën po përballemi në Ukrainë”, tha Dendias.

Në fund, ai tha se kriza i referohet “vlerave tona themelore: demokracisë, integritetit territorial, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit” dhe se është e nevojshme të mbajmë një qëndrim të qartë në të gjitha frontet.

Kategoritë
BotaLajme